Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka apeluar te qytetarët mënyrat se si të mbrohen nga virusi i Nilit Perëndimor, i cili shkakton sëmundje sezonale të muajve të verës.
IKSHPK-ja, ka bërë të ditur se në Kosovë nuk ka raste të raportuara të këtij virusi, por ka bërë thirrje për kujdes të qytetarëve dhe parandalim të infeksioni që tek njerëzit, kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara, shkruan Arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Kujdes nga pickimi i mushkonjave !
Virusi i Nilit Perëndimor, i cili shkakton sëmundje sezonale të muajve të verës, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes.
Në Kosovë nuk ka raste të raportuara të Virusit të Nilit Perëndimor, por duke pasur parasysh se raste të këtij virusi janë regjistruar në disa vende të Evropës si në Spanjë, Itali, Greqi dhe në rajon gjithashtu, IKSHPK bën thirrje për kujdes të qytetarëve dhe parandalim të infeksioni që tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara.
IKSHPK ndan përmes infografikave në vijim për qytetarët informacionet dhe rekomandimet lidhur me Virusin e Nilit Perëndimor (WNV)./Arbresh.info/
Shpërndahen pajisje bujqësore për 28 fermere në Mitrovicë
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...