Nga korriku Gjermania do të merr presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian.
Kjo është një shpresë për anëtaren e Parlamentit Europian, Viola Von Cramon, se ky ndryshim i Presidencën mund të jetë në të mirën e kosovarëve për të dalë nga izolimi.
“Është për të ardhur keq për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Unë kam lobuar shumë për këtë çështje. Ka shumë hezitim nëse janë përmbushur kriteret në shumë çështje të reputacionit të përjgithshëm si krimi i organizuar në Kosovë. Nuk është çështje teknike, por s’ka ndonjë arsye të qartë se pse ende nuk po hiqet regjimi i vizave”, tha Cramon në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP) që u mbajt online.
“Shpresoj që me marrjen e Presidencës nga Gjermana t’u jepen vizat kosovarëve. Është diskriminim dhe ne nuk mund të premtojmë atë që s’mund të bëjmë. Ky frustrim ndjehet edhe nga shumë kolegë të mi në Parlament, në veçanti në Berlin, por edhe në shumë kryeqytete të tjera. Jam mjaft optimist që presidenca gjermane ta pranojë këtë situatë”.
Cramon është edhe Raportuese për Kosovën në PE.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave