Viktima e aksidentit të rëndë në Rrugën e Kombit është kosovar

20:13 | 20 Korrik 2021

H.S, 58 vjeç, vdiq pasditen e sotme pasi u aksidentua me makinë në rrugën Rubik-Rrëshen.

Policia tha se aksidenti ndodhi në orën 17:22 minuta, rreth 6 kilometra larg hyrjes në superstradën e “Rrugës së Kombit”, kur një makinë e lartë tip “Land Rover” me targa italiane u përplas me një autobus. Saitaj, me origjinë nga Kosova, ishte drejtues i makinës.

Autoritetet kanë shoqëruar shoferin e autobusit për të zbardhur më mirë rrethanat e aksidentit.

Euronews.al shkruan se në makinë me H.S, ishte edhe i biri i tij.

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë me ashpërsimin edhe të Kodit Rrugor, numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri mbetet shqetësues. Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 547 aksidente me pasojë 90 viktima.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara