Një kasafortë me një shumë parash brenda saj është vjedhur në një banesë në Mitrovicë të shtunën, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, personat e dyshuar janë larguar në drejtim të panjohur ndërsa rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”, shkruan Arbresh.info.
Rasti është duke u hetuar.
“Mitrovicë / 25.01.2025 – 16:10. Dyshohet se persona të panjohur kishin hyrë në një banesë dhe nga aty kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte një shumë parashë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje