Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vjedhjeve të rënda në fshatin Jezercë të Ferizajt.
Në restorantin e parë janë vjedhur:
Tre televizorë dhe tre të tjerë janë dëmtuar (vlera rreth 6,000 euro).
Arka fiskale, një monitor dhe kabllo elektrike (vlera rreth 8,000 euro).
Është dëmtuar gjithashtu edhe dera e hyrjes.
Një gjenerator elektrik (vlera rreth 1,400 euro).
Disa shishe alkoolike të ndryshme, vlera nuk dihet.
Pas një pune intensive hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, më 15.01.2025, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë katër persona të dyshuar.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Personat e arrestuar janë:
M.G. (M/K), 21 vjeç
L.B. (M/K), 22 vjeç – të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Xh.G. (M/K), 33 vjeç dhe
G.H. (M/K), 32 vjeç – të dyshuar për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale.”
Kurse sendet e vjedhura janë sekuestruar përkohësisht nga policia./Arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...