Policia e Kosovës ka njoftuar se dy vetura janë vjedhur e një tjetër është djegur, në vende të ndryshme gjatë të mërkurës.
Rasti i parë është në Fushë Kosovë, një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka vjedhur një veturë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .
Vetura tjetër u vodh në fshatin Zborc të Shtimes.
Sipas policisë, pronari i veturës raportoi se të dyshuar deri më tani të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore.
Ndërsa, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, në orët e hershme të mëngjesit, persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një veture. Zjarrfikësit më pas kanë shuar zjarrin, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info
Zjarri në Tiranë, Rama: Banorët e prekur do mbështeten me bo...
Fushë Kosova, Obiliqi dhe Kalabria mbesin pa ujë edhe sot pa...
Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit: Nën kontrollin ton...
Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Po nderojm...
Hoti: Duhet të bëjmë padi ndaj Serbisë dhe të kërkojmë drejt...
Zbulohet laborator i madh droge në një fshat të Pejës