Një femër ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë me dhunë në shtëpinë e xhaxhait të saj.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se të dyshuarit kanë vjedhur një kasafortë në të cilën ishin dy armë, të cilat janë vjedhur. Gjithashtu shtëpia ka qenë nën monitorimin e kamerave mirëpo dyshohet se të dyshuarit kanë vjedhur edhe DVR-in.
“Fsh. Lubovë, Istog NN. Me 03.10.2023 Ankuesja femes kosovare ka raportuar se të dyshuar deri më tani të panjohur duke përdorur forcën kanë depërtuar në brendi të shtëpisë së xhaxhait të saj i cili jeton jashtë shtetit. Sipas ankues të dyshuarit kanë hapur me forcë dhe kanë dëmtuar një kasafortë në të cilën ishin dy armë, të cilat janë vjedhur. Gjithashtu shtëpia ka qenë nën monitorimin e kamerave mirëpo dyshohet se të dyshuarit kanë vjedhur edhe DVR-in”, njofton Policia.
Rasti vazhdon të hetohet./Arbresh.info/
Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë
Tetë këshilla si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në ...
A e dini se kafeja është e thartë? Ja se si mund të ndikojë ...
Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani
Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet
Mbrojtësi danez flet pas përballjes me Yamalin: Unë do të lu...