Policia e Kosovës ka njoftuar se në një shtallë të bagëtive në Obiliq i kanë vjedhur 4 krerë gjedhë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa ankuesi ka raportuar se vjedhja është bërë nga disa persona të panjohur.
Në raport bëhet e ditur se rasti është nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur nga shtalla e bagëtive ia kanë vjedhur 4 krerë gjedhë. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /arbresh.info/
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...