Një aksident komunikacioni mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek Mensa e Studentëve në Prishtinë, raporton arbresh.info.
Nga tereni raportohet se shkak i aksidentit ka qenë mos respektimi i rregullave të komunikacionit nga njëra veturë. Bëhet e ditur se ajo ka hyrë në të kuqen në semafor dhe është përplasur me veturën tjetër.
Policia e Kosovës raporton se nga ky aksident të lënduar kanë mbetur gjashtë persona.
“Rreth ores 07:00 kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne rrugen Eqrem Cabej ne Prishtine. Ne aksident kane qene te perfshira dy automjete. Si pasoje e aksidentit 6 persona kane marre lendime trupore. (Lendimet jane te lehta) Sipas ekzaminimeve nga njesiti i trafikut dyshohet se aksidenti eshte shkaktuar per shkak te mos respektimit te semaforit”, konfirmon zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti./Arbresh.info/

Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsim...
Hoxha falënderon Rubion për nderimin e Nënë Terezës
Nis dizensektimi në zona endemike, Muja: 971 mijë euro për s...
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri