Vetura e parkuar në një hapësirë të gjelbëruar në Prishtinë (FOTO)

19:11 | 1 Gusht 2017

Edhe ai pak gjelbërim që është në kryeqytetin e Kosovës, po shkelet dhe dëmtohet nga vetë faktori njëri.

Në redaksi të portalit “arbresh.info” ka ardhur një fotografi e cila tregon qartë se si një veturë me targa ‘01’ është parkuar në një hapësirë të gjelbëruar.

Fotografia është shkrepur në lagjen “Ulpiana” përkatësisht afër shkollës fillore “ Hasan Prishtina”.

Redaksia e portalit “arbresh.info” apelon tek të gjithë qytetarët që ta ruajnë dhe të kujdesën për ambientin dhe hapësirat e pakta gjelbëruese që ndodhen në Prishtinë. /Arbresh.info

20561725_1792513650766629_1098115448_n 20615092_1792513750766619_1198536279_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara