Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar se sot Policia e Kosovës ka ofruar asistencë për ndërmarrjen publike “Iber Lepenci” në një pronë në veri, e cila më herët ishte nën përdorim të Kryqit të Kuq të Serbisë dhe një organizate tjetër.
“Elshani theksoi se kjo ndërhyrje është bërë në bazë të kërkesës zyrtare të ‘Iber Lepencit’ dhe planifikimeve operacionale të Policisë. Ai mohoi të ketë pasur ndonjë rezistencë gjatë aksionit: ‘Rezistencë nuk ka. Pas Banjskës nuk ka pasur më rezistencë, njerëzit e dinë që ne e kryejmë punën tonë’”, deklaroi ai për emisionin FIVE.
Elshani shtoi se Policia e Kosovës nuk merret me koordinim ndërinstitucional, pasi këtë e bëjnë nivelet komanduese. “Ne vetëm marrim urdhra dhe i zbatojmë ato, nëse kemi kapacitet njerëzor dhe logjistik.” Në fund, ai përmendi bashkëpunimin e shkëlqyer me KFOR-in amerikan, që është përgjegjës për veriun, duke theksuar se mbahen trajnime të përbashkëta dhe shkëmbehen informacione në mënyrë të rregullt.
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Ndërpritet përkohësisht qarkullimi me trenin Pejë-Prishtinë
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...