Lëvizjes Vetëvendosje do t’i ndryshojnë dy deputetë. Kjo për shkak se Mytaher Haskuka dhe Qëndron Kastrati do t’i lëshojnë vendet në Kuvend për t’u bërë kryetarë të komunave.
Vetëvendosje doli fituese në tri komuna pas balotazhi që u mbajt dje. Mytaher Haskuka e fitoi Prizrenin me një diferencë të ngushtë me kandidatin e PDK’së, Shaqir Totaj, ndërsa, Qëndron Kastrati fitoi në Kamenicë.
Më shkuarjen e tyre, vendet iu liruan Shemsi Sylën, i cili në zgjedhjet e e 11 qershorit kishte marrë 6.478 vota dhe Sali Zyba, i cili kishte marrë me 5983 vota.
Lëvizja Vetëvendosje në rundin e dytë fitoi Prishtinën, Prizrenin dhe Kamenicën.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...