Vetëvendosje, kundër raportimit me dyer të mbyllura

10:43 | 3 Prill 2017

 Deputetja nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj -Bujupi e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim ku po raporton ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, përcjellë Arbresh.

Kadaj-Bujupi,para gazetarëve të cilët nuk u lejuan të hyjnë brenda, ka thënë se pushteti po fsheh shumë gjëra gjatë raportimeve.

Ndërsa para këtij komisioni është paralajmëruar se do të raportonte edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala por ai nuk është paraqitur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme