Pas përplasjes brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ku në një bisedë mes anëtarëve të partisë në platformën komunikuese Viber deputetja Aida Dërguti e ofendoi deputetin Albin Kurti, kryetari Visar Ymeri ka vendosur ta shtyje mbledhjen e Kryesisë të paraparë për t’u mbajtur të shtunën.
Nga një email që ka siguruar Insajderi, të dërguar nga aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Tahiri për aktivistët e tjerë të partisë, thuhet se kryetari Visar Ymeri ka marrë vendim që të shtyje për një ditë tjetër mbledhjen e qeverisë.
“Kryetari Ymeri më kërkoj t’ju njoftoj se nesër, të shtunën, nuk mbahet mbledhja e Kryesisë”, thuhet në mesazhin që ia ka dërguar aktivisti Tahiri, aktivistëve të tjerë të VV-së, përmes postës elektronike.
Mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, e paraparë të zhvillohej nesër, nuk dihet ende se kur do të mbahet. “Mbledhja shtyhet për një ditë tjetër”, shkruhej në mesazhin e aktivistit Glauk Tahiri./Insajder/

Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës
Arsenali ‘demolon’ Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut...
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun