Grupi i Këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, kanë hedhur kritika ndaj Kryetarit të komunës Shpend Ahmetit, se po tenton shkelje ligji pasi ata pretendojnë se po nis kapjen e Ndërmarrjes Publike Banesore.
Në konferencën e sotme të mbajtur për media, u tha se kushdo që interesohet që me veprime të paligjshme të marr ndërmarrjen, nuk do ta ketë atë, njofton Klan Kosova.
Më tej u potencua se është kërkuar deklarim nga Kryetari i komunës Shpend Ahmeti, rreth çështjeve të Ndërmarrje Lokale, por sipas tyre ai vazhdon të heshtë.
Sipas Grupit të Këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, cdo projekt pozitiv për qytetin do të përkahet megjithatë u theksua se në Zgjedhjet në Prishtinë, votuesit i kanë dhënë mbështetje Vetëvendosjes e jo Shpend Ahmetit si individ, njofton Klan Kosova.
Grupi i Këshilltarëve të Vetëvendosjes konsideron se nuk mund të caktohet një bord i ri pa vendimin e shkarkimit të bordit paraprak.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...