“Sjellja e sistemit të drejtësisë ndaj tyre, është veprim i pastër politik dhe degradues për sistemin e drejtësisë në Kosovë”, thuhet në reagim.
Në reagim thuhet se për shumë vite janë dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Gjatë gjithë gjykimit ndaj tyre, janë bërë padrejtësi, dhe po të kishim gjyqësi të mirëfilltë, duhet të ndiqeshin penalisht të gjithë ata që pa asnjë bazë juridike po i mbajnë në burg bashkëluftëtarët tanë. Me këto veprime po dëshmohet edhe njëherë, si shumë herë të tjera, se drejtësia ndërkombëtare vetëm ka përndjekur luftëtarët e UÇK-së”, thuhet në reagim.
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor
Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Belkize Tuli Kr...
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...