Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër S.K., për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 378 paragrafi 8, lidhur me paragrafin 4 dhe paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti ka të bëjë me aksidentin që ka ndodhur në vendin Dydesh, në Komunën e Istogut, në maj të këtij viti, shkruan Gazeta Express.
U nisën për të vizituar vendet turistike të Kosovës, por udhëtimi iu ndal në gjysmë. Kjo pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin një grup i grave nga Ferizaj, u vetëaksidentua.
Në ditën e aksidentit në emergjencën e spitalit të Pejës, trajtim mjekësor kërkuan 28 udhëtarë.
Sipas hetimeve të para nga policia e Kosovës shkak i aksidentit është mospërshtatja e shpejtësisë së minibusit me kushtet e rrugës me çka shoferi ka humbur kontrollin e automjetit me ç’rast ka goditur një pemë në anën e djathtë të rrugës.
E aktakuza e prokurorisë së Pejës, thotë se i pandehuri S. K., më datën 5 maj të viti 2018, në rrugën Istog-Novosellë, tek vendi i quajtur Dydesh, derisa ishte duke drejtuar autobusin e markës Iveco, me të cilin po transportonte pasagjerë, duke mos u kushtuar kujdes kushteve të rrugës dhe mospërshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin mbi autobus dhe del nga korsia e rrugës, ku përplaset për disa lisa, ashtu që si pasojë e kësaj 5 (pesë) udhëtarë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, kurse 18 (tetëmbëdhjete) të tjerëve u janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./GazetaExpress/
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...
Barcelona avancon drejt marrëveshjes me Bastonin, pritet dri...