Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Stanishor në komunën e Novobërdës, ku nga ky aksident ka mbetur e vdekur një vajzë 22 vjeçare.
Rasti për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vet aksidenti ka ardhur atëher kur vetura , me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë ne veturë me katër anëtar të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22 vjeçare. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, në vendin e ngjarjes mjeko ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan”, ka thënë ai./arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK