Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot pasmesnatës në fshatin Treboviq të Pejës, ku për pasoj një person ka humbur jetën e dy të tjerë janë lënduar.
Dy të lënduarit fillimisht ishin dërguar në Spitalin e Pejës mirëpo për shkak të gjendjes së komplikuar të njëjtit janë dërguar në Qendrën Klinike universitare të Kosovës, dhe gjendja e tyre është shumë e rëndë.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla për Arbresh.info theksoi se u janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe të njëjtit kanë politrauma të rënda.
“Të dy janë në Emergjencë në gjendje shumë e rëndë, janë kry ekzaminimet dhe konsultat e nevojshme, kanë politrauma të rënda, trajtimi do të vazhdon në MIQ”, tha Syla.
LEXO EDHE:
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit, ku sipas tyre vetura me të cilën udhëtonin tre të miturit nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me ç’rast shoferi ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë betoni.
“Deri te ky vetaksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur nё fshatin Treboviq-Pejё, duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugёs dhe shpejtёsisё, humb kontrollim mbi automjet dhe godet njё shtyllё tё betonit. Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa dy tё lënduarit tjerё janё dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sёlëndimeve janё dёrguar nё QKUK-Prishtinё, viktima dhe tё lënduarit janё persona tё mitur”, kanë thënë nga Policia e Kosovës./Arbresh.info
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën