Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës që po i bën ShBA’së, ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowas, ku ka parë nga afër mënyrën e organizimit dhe ka diskutuar me ta për mbështetjen që i është dhënë deri më tani Forcës se Sigurisë së Kosovës.
“Ushtria e Kosovës është e paqes, e NATO’së dhe është kontribuuese e stabilitetit në rajon, ajo do të jetë pjesa më krenare e Kosovës, dhe do të jetë në partneritet me aleatët tanë” tha Veseli në një intervistë për RTK’në.
Sipas tij përvoja e Ushtrisë Amerikane do të jetë në Ushtrinë e Kosovës.
“Kjo vizitë është e jashtëzakonshme, Grada e Iowas, është ndihmesë për Kosovën. Nga vizita jonë del mesazhi që kjo ushtri është e paqes, kemi garancinë e ShBA’së. Të gjithë ata zëra që janë skeptik le ta harrojnë. Ushtria jonë do të fuqizohet sepse është në krah me ShBA’në”, tha ai.
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...