Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka komentuar vizitën e kryeparlamentarit Kadri Veseli në stadiumin olimpik “Adem Jashari”. Veseli nuk pati ndonjë takim me të parin e Mitrovicës, e ky i fundit ka disa fjalë për të. Bahtiri thotë se Veseli zgjodhi edhe sot ‘të tregohet injorant.
Ndërsa, kryetari i Mitrovicës, përmes një postimi në Facebook, komentoi edhe deklaratën e Veseli, i cili sot tha se Mitrovica është një.
Ky është shkrimi i plotë i Bahtirit në Facebook:
Kadri Veseli paska dalur këndej pari nga Mitrovica, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, e në vend se të e shikoj emrin e ndritur të Komandantit e të frymëzohet për të bërë vepra të mira dhe të largohet nga injoranca, ky paska zgjedhur të tregohet injorant përsëri
Dua t’i them kryetarit të Kuvendit, se jug dhe veri nuk ka pasur Mitrovica por ju e bëtë të jetë e tillë, këtë e them sepse sot paskit deklaruar që Kosova nuk ka veri dhe jug, ajo është një.
Ju paskit dal në qytetin tuaj, aty ku je lindur e je rritur, e më mbeti merak të ju takoj për t’iu treguar se qytetarët e Mitrovicës ndihen shumë mirë që nga viti 2013 kur ju ikët nga Komuna si Parti Demokratike dhe kjo ishte gjëja më e shtrenjtë që i’a dhuruat Mitrovicës, andaj ju falenderoi në emër të qytetareve për këtë mirësi.
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...
Infantino vjen me deklaratë për incidentin midis Vinicius dh...