Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Federata e Futbollit të Kosovës, ka thënë se vepra dhe trashëgimia e Fadil Vokrrit për futbollin do ta përcjellë Kosovën përherë.
Veseli ka thënë se suksesi që ka shënuar Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij viti, është meritë e punës dhe vizionit të legjendës Vokrri.

“Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Federata e Futbollit të Kosovës, pata nderin që Mirënjohjen për Fadil Vokrrin t’ia dorëzoj birit të tij, Gramoz Vokrrit”, ka thënë Veseli.
“Do të punojmë shumë dhe bashkë me Federatën e Futbollit të Kosovës për të arritur majat e suksesit, për të qenë kampionë të futbollit, ashtu si ishte vetë Fadil Vokrri”, ka shkruar kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026