Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka kujtuar grevën historike të minatorëve të Trepçës të shkurtit të vitit 1989, transmeton arbresh.info.
Ai ka shkruar se 29 vjet më parë, zëri i protestës së tyre, nga thellësitë e tokës së Kosovës, u kthye në lëvizje gjithë popullore kundër agresionit të Serbisë.
Këtij statusi ai ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi.
Ky është postimi i tij i plotë
“Sot kujtojmë e nderojmë grevën historike të minatorëve të Trepçës të shkurtit 1989.
29 vjet më parë, zëri i protestës së tyre, nga thellësitë e tokës së Kosovës, u kthye në lëvizje gjithpopullore kundër agresionit të Serbisë. Mesazhi i minatorëve ishte vendimtar: Kosova nuk do të nënshtrohet me asnjë çmim. Rruga e lirisë dhe e pavarësisë është e pakthyeshme”, ka shkruar Veseli.
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport