Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se qëndron prapa deklaratës për kufijtë e Kosovës.
Ai ka bërë thirrje për një tryezë që të bisedohet dhe të gjendet një zgjidhje nga i gjithë spektri politik, raporton arbresh.info.
Veseli tutje tha se Kosova e ka obligim që të mendoj për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të mos lejojë të diskriminohen.
Kryeparlamentari madje ka përmendur rastin e abetareve të dërguara nga Republika e Kosovës, por që asnjëherë nuk kanë arritur cakun.
“E kam edhe me shkrim deklaratën time për kufijtë. Unë kam bërë ftesë edhe më herët për tryezë për diskutim lidhur me këtë çështje dhe edhe 1000 milionë herë e përsëris që Kosova është ajo që ka dalur nga lufta dhe me ata kufij që e ka shpallur pavarësinë. Sa i përket Luginës, Kosova ka obligim që të mendojë për të gjithë shqiptaret në botë edhe për Luginën që mos të jenë të diskriminuar”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City