Veseli: Kemi përmbushur të gjitha kriteret, mos shihni liberalizimin mundësi të ikjes nga Kosova

12:58 | 3 Qershor 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit Lider i Partisë Demokratike, Kadri Veseli ka thënë se kosovarët assesi s’duhet parë liberalizimin e vizave si mundësi për ikje nga Kosova.

Këto deklarime kreu i PDK-së i dha sot ndërsa ndoqi nga afër kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Suharekë, njofton Klan Kosova.

”Liberalizimi nuk duhet të shihet si mundësi për ikje sepse Kosova jonë ka mevojë dhe duhet të zhvillohet nga të rinjtë e mrekullueshëm. Prandaj Dekada e Re bazohet në tri shtylla: besim, zhvillim, integrim”.

”Pa besuar nuk e kishim arritur as lirinë e as pavarësinë. Dekada e Re është tranformim ekonomik i Kosivës. Pra të keni besim se bashk mund ta zhvillojmë dhe integrojmë Kosovën”.

Veseli është shfaqur optimist edhe kësaj radhe se deri në fund të këtij viti, Kosova do ta ketë liberalizimin e vizave pasi ka përmbushur kriteret e nevojshme, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme