Veseli: Kam parashikuar legalizimin e 350 mijë ndërtimeve dhe banesave pa leje
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Kadri Veseli, ka thënë se ka parashikuar legalizimin e përshpejtuar të mbi 350 mijë ndërtimeve e banesave pa leje, që nuk prekin pronat apo interesin publik.
Ai ka thënë se për ta përshpejtuar këtë proces do të ndërtohet një agjenci të specializuar, e cila do t’i ofrojë të gjitha shërbimet në një vend për ta përmbyllur këtë proces brenda dy vjetësh, me vetëm një euro për metër katror.
“Kjo nismë do të zhbllokojë rreth 10 miliardë euro kapital, duke i futur ato në qarkullim të ekonomisë sonë dhe do t’i japë fund informalitetit me patundshmëri. Këto dy efekte do t’i japin një hov të fuqishëm sektorit të ndërtimit, i cili tashmë zë 15% të Bruto Produktit Vendor dhe ofron rreth 20% të punësimit në Kosovë. Shumë kompani që merren me ndërtime do të përfitojnë, përfshirë këtu edhe kompaninë ‘Iso Term’, e cila dje nisi një sukses të ri”.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1361868340655035
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi