Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar jetën dhe veprën e luftëtarit, Xhevat Demakut.
Ai ka thënë ka thënë se familja Demaku, bashkëluftëtarët e tij dhe kombi ynë, 21 vite më parë kanë humbur një nga trimat e saj.
“Familja Demaku, ne bashkëluftëtarët dhe kombi ynë, para 21 vitesh, humbi një nga trimat e saj, Xhevatin, i cili ishte rreshtuar në UÇK së bashku me të gjithë vëllezërit në radhët e para të luftës për çlirim”, ka shkruar Veseli në facebook.
Veseli shtoi se jeta dhe vepra e Xhevat Demakut është e paharrueshme.
Postimi i tij:
Familja Demaku, ne bashkëluftëtarët dhe kombi ynë, para 21 vitesh, humbi një nga trimat e saj, Xhevatin, i cili ishte rreshtuar në UÇK së bashku me të gjithë vëllezërit në radhët e para të luftës për çlirim.
Baca Haxhi dhe familja qëndroi e fortë, sepse, Xhevati ra në ballë të frontit, duke dëshmuar heroizëm të pashoq dhe shembull të rrallë të sakrificës.
Atë ditë, Xhevati ra dëshmor së bashku me Bedri Demakun dhe Imer Shalën, për të na rikonfirmuar si shumë e shumë heronj para tij, për vlerën dhe peshën e lirisë së Kosovës, për gjeneratat që e gëzojnë atë.
Jeta dhe vepra e Xhevat Demakut është e paharrueshme. Lavdi!
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë