Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se ka iniciuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për cilësinë e ajrit në Kosovë.
Sipas tij, është e nevojshme që Kosova të ketë një plan nacional të mirëfilltë dhe afatgjatë që të evitohet kjo situatë, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
I shqetësuar tej mase me cilësinë e ajrit në Prishtinë, kam iniciuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, që të kërkojmë nga të gjitha institucionet ndërmarrjen e masave të menjëhershme konkrete për përmirësimin e kësaj gjendjeje. Po ashtu, është e nevojshme që të kemi një plan nacional të mirëfilltë dhe afatgjatë, me të cilin do të evitohej kjo situatë që po na përsëritet./Arbresh.info
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...