Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të cilën do të vendoset për procedim të demarkacionit do të mbahet sot.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për sot në ora 16:00, ku pritet të caktohet koha e mbajtjes së seancës ku do të votohet demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Ftesa e Veselit për të proceduar me projektligjin për demarkacion ka ardhur menjëherë pas procedimit të projektligjit nga qeveria në Kuvend.
Ai ka ftuar deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave.
“Kuvendi i Kosovës ka pranuar nga Qeveria e Kosovës Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Kam ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për të mërkurën në orën 16:00, për të proceduar më tutje me këtë çështje.
Ftoj të gjithë deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Kryeparlamentari Veseli në faqen e tij në Facebook.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...