Vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në Tushile të Skenderajt.
Nga këto vërshime që kanë hyrë në çdo objekt të mundshëm, është mbytur një viç, pasi ujërat e mëdha hynë edhe në stallën ku kjo kafshë po qëndronte.
Komuna e Skenderajt është njëra nga komunat më të prekura nga vërshimet që janë shkaktuar edhe në disa pjesë të tjera të territorit të vendit.
Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, qysh dje ka shpallur gjendjen emergjente, ndërsa mësimi nëpër shkolla nga sot nuk po zhvillohet, të paktën deri në qetësimin e situatës.
Përveç Skënderajt, komunat e tjera të prekura nga vërshimet janë: Mitrovica, Klina, Istogu, Drenasi dhe Podujeva.
Atifete Jahjaga i gëzohet fitores së Distria Krasniqit në Pa...
Osmani i gëzohet fitores së Krasniqit në Paris: Distria kamp...
AGK: Proces i ri për drejtor të televizionit në RTK
Kurti për mediat turke komenton deklaratën e Escobarit për A...
Haxhiu: Klinika e Onkologjisë pa barna esenciale dhe pa drej...
Distria rrëmben të artën në Paris