Vërshimet, dhurohen 500 mijë euro për vetëm tri orë

23:35 | 26 Janar 2023

Gjatë transmetim të drejtpërdrejt të mbrëmjes humanitare ”Bashkë ia dalim”, janë dhuruar rreth gjysmë milioni euro donacione vetëm nga telefonatat e qytetarëve dhe bizneseve, që janë bërë pjesë e iniciativës për t’i ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet e javës së kaluar në Kosovë.

Këtë shifër të donacioneve e dha prezantuesi i mbrëmjes humanitare, Fatmir Spahiu, gjatë transmetimit të drejtpërdrejt në transmetuesin publik.

Mbrëmjes humanitare ”Bashkë ia dalim”, i janë bashkuar shumë artistë e figura publike.

Ky organizim po transmetohet drejtpërdrejt në pesë televizione në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale