Vërmicë, i gjendet një aparat i expresos pa leje në veturë

12:26 | 13 Prill 2021

Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar një automjet me targa vendore e ku gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjetur një aparat i kafes expreso pa dokumente përkatëse, shkruan arbresh.info.

Në vendi e ngjarjes ka dalë inspektori i ATK-së, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Shkozë, Vërmicë 12.04.2021 – 10:40. Është raportuar se njësiti policor gjatë patrullimit kishte ndaluar automjetin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërtetuar se i dyshuari në automjet kishte pas të ngarkuar kafe për aparat expreso dhe nuk kishte dokument përkatës. Në vendi e ngjarjes ka dalë inspektori i ATK-së, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara