Grafite me portretin e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin me mbishkrimin “Veriu nuk është Krimea”, janë parë në mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Grafitet janë parë rreth qendrës së studentëve dhe fakulteteve.
Ndryshe, në manifestimin e organizuar në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar edhe presidentin rus, Vladimir Putin.
Referuar Thaçit, presidenti rus kishte thënë se çfarëdo marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, Rusia e përkrah.
Takimi mes presidentit Thaçi dhe atij rus, Putin ka ngjallur reagime në vend.
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...