Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se në kryeqytet po vendosen kontejnerët për grumbullimin e mbeturinave inerte.
Rama tha se këta kontinjerë do të vendosen në 101 lokacione të ndryshme në kryeqytet për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme dhe atyre ndërtimore.
“Grumbullimi i këtyre mbeturinave do të ndihmojë në përmirësimin e pastërtisë dhe menaxhimit të mbeturinave, duke krijuar një mjedis më të pastër për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...