Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të i cilin ka biseduar për gjendjen aktuale në vend, si dhe bashkëpunimin e komunës së Podujevës me shtetin britanik.
Me këtë rast, kryetari Veliu e informoi ambasadorin britanik për investimet e bëra në Komunën e Podujevës.
“Podujevën dhe Britaninë e Madhe nuk e lidh vetëm miqësia krijuar përmes pranisë së ushtarëve britanikë të KFOR-it, por edhe një miqësi e përhershme e ndërtuar përmes bashkëpunimit në projekte të ndryshme me interes për qytetarët e Komunës së Podujevës”, tha Veliu./arbresh.info/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s