Erion Veliaj priti sot në një takim të veçantë ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Gjatë takimit, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi shtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe nismat që kanë për qëllim të krijojnë lehtësira dhe më shumë mirëqenie për shqiptarët që jetojnë në dy anët e kufirit.
Veliaj u shpreh se është i rëndësishëm që bashkëpunimi mes dy vendeve të rritet edhe më tej, qoftë në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe zhvillimit ekonomik, ashtu edhe në fusha të tjera, që kanë për qellim forcimin e identitetit kulturor shqiptar.
Sipas tij, është me rëndësi angazhimi i përfaqësuesve të pushtetit vendor në trevat shqipfolëse në Unionin e Bashkive Shqiptare, i cili ka për qëllim të krijojë klimën dhe mekanizmat e duhura të bashkëpunimit mes qyteteve shqiptare në rajon. Kryetari Veliaj tha se një rol të madh në këtë Union kanë edhe komunat kosovare, me të cilat është vendosur një komunikim i vazhdueshëm dhe bashkëpunim konkret.
Ministri Hoxhaj falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen, ndërsa vuri në dukje se qeveritë e dy vendeve kanë vendosur të çojnë edhe më tej bashkëpunimin mes tyre. Ai vuri në dukje se mbështetja e Shqipërisë është tepër e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës.
Më pas, kryetari i Bashkisë së Tiranës e shoqëroi ministrin Hoxhaj në një vizitë në kantierin e punimeve për transformimin e sheshit “Skëndërbej”. Veliaj e njohu ministrin kosovar me ecurinë e deritanishme të punimeve, ndërsa theksoi se Bashkia e Tiranës është përpjekur që me anë të këtij projekti ta kthejë sheshin “Skëndërbej” në hapësirën që përfaqëson gjithë shqiptarinë.
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova ng...