Vdes zëvendësdrejtori i Qendrës Korrektuese në Dubravë, Hivzi Syla

17:25 | 9 Prill 2021

Sot ka ndërruar jetë zëvendësdrejtori i Qendrës Korrektuese në Dubravë, Hivzi Syla nga komuna e Istogut si pasojë e infektimit me Covid-19.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Këshilli Drejtues i PDK-së në Istog, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, transmeton arbresh.info

“Mbi të gjitha, Hivziu ishte i urtë, i edukuar, i arsimuar, dhe shembull i mirë jo vetëm në Istog, por në tërë Kosovën”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

U nda nga jeta anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së në Istog, Hivzi Syla
Sot ka ndërruar jetë Hivzi Syla nga Tomoci i Istogut.
Hivziu tërë jetën ishte në shërbim të Kosovës.
Në vitet e ‘90-ta ishte aktivist i pandalshëm. Gjatë luftës iu bashkua UÇK-së.
Kurse, pas luftës ishte një nga themeluesit e PDK-së në Istog, duke qenë për rreth 10 vite edhe sekretar i përgjithshëm, e së fundi anëtar i Këshillit Drejtues.
Po ashtu, Hivziu deri në momentet e fundit të jetës ishte edhe zëvendësdrejtor i Qendrës Korrektuese në Dubravë.
Mbi të gjitha, Hivziu ishte i urtë, i edukuar, i arsimuar, dhe shëmbull i mirë jo vetëm në Istog, por në tërë Kosovën.
Kështu që, ikja e Hivziut nga kjo botë, është humbje jo vetëm për familjen, por edhe për PDK-në, shoqërinë në terësi dhe për vendin.
Dega e PDK-së në Istog i shpreh ngushëllime familjes Syla, stafit të Qendrës Korrektuese në Dubravë, si dhe gjithë qytetarëve të Istogut!

U nda nga jeta anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së në Istog, Hivzi Syla

Sot ka ndërruar jetë Hivzi Syla nga Tomoci i…

Posted by PDK – Dega Istog on Friday, April 9, 2021

Lajmet më të lexuara