Sot në Dush të Klinës ka ndodhur një aksident në mes të një makine dhe trenit.
Si pasojë ka ndërruar jetë një femër 38 vjeçare, ndërsa para pak çastesh ka ndërruar jetë edhe një tjetër femër rreth moshës 50 vjeçare që ishte duke u trajtuar në QKUK.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Po ashtu vdekja e viktimës së dytë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi për informim i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu.
‘Ka ardhur edhe një grua, ka vdekur për shkak të gjendjes së rëndë. Për kundër përpjekjeve stafi nuk ka arritur që viktima të mbijetojë. Derisa njëri fëmijë është në sallë të operacionit dhe i njëjti po operohet nga kirurgët e fëmijëve. Tjetri fëmijë është nën mbikqyrjen e stafit mjekësor”, ka thënë Fazliu për Indeksonline.
Ndryshe, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe dy persona të tjerë.
Kampioni në fuqi nuk lejon befasi – PSG fiton betejën ...
Policia e Kosovës kap drogë, armë dhe mjete të rrezikshme në...
Hattrick i Valverdes – Real Madridi “shokon” Manchester City...
Dietologët zbulojnë se si dhe me çfarë është më mirë t’i han...
Gjermania premton 93 milionë euro ndihmë për Lindjen e Mesme
Bie çmimi i naftës, Kusari bën thirrje për monitorimin e tre...