Vdes një person në Gjakovë, ra nga kati i pestë i ndërtesës

19:15 | 12 Janar 2021

Një person sot ka vdekur pasi ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese në Gjakovë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili tha se viktima i takon moshës 38 vjeçare dhe vjen nga komuna e Malishevës.

“Me datë 12.01.2021 rreth ores 16:20 Stacioni policor-Gjakovë ka pranuar informatë lidhur me një person i cili kishte rënë nga një objekt ne ndërtim e sipër nga kati i -V-të ne Rr.”Selman Riza”-Gjakovë. Patrulla ne vendngjarje ka konfirmuar incidentin. Në vendngjarje kane dalur autoambulanca ku viktimën e kanë dërguar ne Spitalin Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë te cilët kane konfirmuar vdekjen e viktimes . Viktima është rreth moshës 38 vjeçar nga Malisheva. Lidhur me rastin janë njoftuar te gjitha njësite përgjegjëse te cilat kane dalur ne vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar dhe inspektori i punës. Me urdhër te prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet për obduksion” , tha Gjurkaj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara