Vdes një infermiere në Spitalin e Vushtrrisë

16:48 | 6 Qershor 2021

Në mëngjesin e sotëm është gjetur pa shenja jete një infermiere në Spitalin e Vushtrrisë.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Sot rreth orës 08:00, policia në Vushtrri ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin  e saj të punës infermierja viktima Z.Sh., e cila punonte  në spitalin e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Zaiti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara