Një foshnje ka ndërruar jetë derisa ishte në gjumë në Skenderaj, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan Arbresh.info.
Policia po heton rastin e vdekjes ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Skenderaj 25.02.2025-05:00. Raportohet se në rrethana të panjohura deri sa ishte në gjumë ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar-foshnje. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...