Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar opinionin se dje me datë 25.12.2019 rreth orës 20:09 në magjistralen Merdare-Prishtinë, Podujevë një person është vetëaksidentuar me ç’rast nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i, automjetit si dhe lëndime të rënda ka pësuar pasagjerja femër shqiptare–shtetase austriake, shkruan portali arbresh.info
Ka ndodhur një vetëaksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku është përfshirë një automjet me targa të huaja dhe me drejtues mashkull shqiptar – shtetas austriak. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit si dhe lëndime të rënda ka pësuar pasagjerja femër shqiptare–shtetase austriake. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, mirëpo viktima femër nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML. /arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës