Vdes një 48-vjeçar i burgosur në Dubravë

15:58 | 25 Nëntor 2022

Në burgun e Dubravës sot ka vdekur një i burgosur 48-vjeçar, i dënuar për grabitje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të SHKK-së, i burgosuri me inicialet E.D, vdiq sot në orën 11:30 në Stacionarin Shëndetësor të Dubravës, pas një sëmundjeje.

Sipas SHKK-së, ata dy herë kanë kërkuar që për shkak të sëmundjes së tij, t’i pezullohet dënimi i marrë, por ato kërkesa janë refuzuar nga organet kompetente, përcjell arbresh.info.

Njoftimi i plotë:

Në Stacionarin Shëndetësor të QK Dubravë vdes një i burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 11:30, në Stacionarin Shëndetësor të Qendrës Korrektuese të Dubravës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  E.D, viti i lindjes 1974.

Si pasojë e sëmundjes është kërkuar që i burgosuri të dërgohet në Stacionarin e Burgut të Dubravës, mjeku kujdestar bënë kontrollin mjekësor, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.

I njëjti ishte i dënuar për veprat penale; Grabitje, Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuari armëve.

SHKK për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ka bërë dy herë kërkesë për pezullimin e dënimit, por kërkesat janë refuzuar.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

Shpërndaje në rrjete sociale