Ka ndërruar jetë në QKUK një person si pasoj e lëndimeve të marra nga një aksident që ka ndodhur në fshatin Sllovi të Lipjanit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i njëjti ishte duke u trajtuar që nga data 26.06.2025 mirëpo i njëjti nuk ka arritur të u mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë të shtunën, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Sllovi, Lipjan 26.06.2025 – 18:50. Më 28.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar pasi ishte lënduar gjatë një aksidenti trafiku që kishte ndodhur më 26.06.2025. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...