Një person ka vdekur në një vetaksident komunikacioni, pasi traktori me të cilin po transportonte dru është rrokullisur.
Rasti ka ndodhur në fshatin Shurdhab, të Gjilanit.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru kishte humbur kontrollin mbi drejtimi e traktorit, si pasojë ishte rrokullisur dhe kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./arbresh.info/
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...
“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Sel...
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...