Ka vdekur në moshën 81-vjeçare profesori universitar dhe akademiku, Salih Gashi. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka njoftuar se do të organizojë mbledhje përkujtimore të mërkurën, duke filluar nga ora 10:00, për të vazhduar me homazhe.
Gashi shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Pejë. Në vitin 1962 u regjistrua në degën e kimisë të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) në Prishtinë dhe pas vitit të dytë vazhdoi studimet në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në vitin 1966. Pas përfundimit të studimeve punoi në Kombinatin Trepça, Minierat dhe Flotacioni në Kishnicë dhe Novobërdë (Artanë), si udhëheqës i laboratorit të kimisë. Në vitin shkollor 1969/70 u regjistrua në studimet pasuniversitare në Fakultetin Teknologjik të Universitetit të Zagrebit, ku magjistroi në vitin 1971 me temën ”Studimi i fraksionimit të polistirenit”, ndërsa një vit më vonë u zgjodh asistent i kimisë fizike në degën e kimisë të FSHMN të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1978 mbrojti tezën e doktoratës me titull “Hulumtimi i strukturës poroze të membranave të osmozës së kundërt dhe përdorimi i tyre për pastrimin e ujërave të ndotura” në Universitetin e Zagrebit. Po këtë vit u zgjodh docent për lëndën kimia fizike në FSHMN. Gjatë kësaj periudhe ka qenë në specializim në Universitetin e Bërnos dhe në Institutin ”Hidroprojekt“ (Bërno, ish Çekosllovaki).
Në vitin 1985 është ftuar profesor vizitor në Universitetin e Jenës dhe në Institutin e Makromolekulave të Akademisë së Shkencave të Berlinit dhe ka mbajtur ligjërata nga fusha e osmozës së kundërt (reverse). Në vitin 1988 u zgjodh anëtar i “European Society of Membrane Science and Technology”, ndërsa në vitin 1993 profesor ordinar në departamentin e kimisë në FSHMN. Po këtë vit u zgjodh kryeredaktor për botimin e teksteve të shkencave të natyrës në Universitetin e Prishtinës.
Ai ka dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e katedrave të kimisë fizike në Universitetin e Prishtinës. Në vitet 2000-2002 u zgjodh kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës. Më 2012 mori mirënjohje nga FSHMN dhe po atë vit u zgjodh anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Nga viti 2013 ishte anëtar i “ALLEA’s working group on Science Education”.Ishte anëtar korrespondent i “Euro Science Open Forum”.Në vitin 2017 u zgjodh kryeredaktor i revistës shkencore të ASHAK “Research-Kërkime”, teksa në dhjetor të vitit 2024 u zgjodh anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.
Në vitin 2017 u zgjodh kryeredaktor i revistës shkencore të ASHAK “Research-Kërkime”, teksa në dhjetor të vitit 2024 u zgjodh anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.
Salih Gashi la një trashëgimi të punimeve shkencore nga fusha e kimisë fizike, të botuar në revista prestigjioze në vende të ndryshme të botës dhe pjesëmarrës po në aq konferenca dhe tubime shkencore, ku përfaqësoi Universitetin e Prishtinës dhe më pas Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës./rtk
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...