Ish-ushtari i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Ymeri, ka vdekur sot.
Ai ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, pas luftës shërbeu në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim, si dhe pas pensionimit ishte veprimtar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Naim Ymerit.
“Në emrin tim personal dhe të Komunës së Lipjanit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut tuaj të dashur, i cili gjatë gjithë jetës së tij punoi me përkushtim për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Kontributi i tij i gjatë si aktivist i palëkundur dhe më pas si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë sonë të lavdishme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...