Vdes miku i madh i Kosovës, senatori Bob Dole

18:08 | 5 Dhjetor 2021

Bob Dole, ish-kandidati republikan për president, ka vdekur në moshën 98-vjeçare, transmeton arbresh.info.

Senatori amerikan ishte diagnostifikuar me kancer në mushkëri.

Senatori amerikan ishte mik i madh i shqiptarëve e në veçanti i Kosovës. Ai ka dhënë kontribut të madh në ndërkombëtarizimin e çështjes së vendit tonë.

Në nderim të kontributit të tij në Prishtinë është përuruar edhe busti i senatorit Bob Dole, derisa edhe një rrugë në kryeqytet e mban emrin e tij.

Senatori Bob Dole e kishte vizituar për herë të parë Kosovën në vitin 1990. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara