Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se ka ndërruar jetë mamia llapjanë, Sanije Topanica.
Bulliqi theksoi se mamia Topanica është e njohur veçanërisht për humanizmin e treguar në kohën e luftës duke ndihmuar shumë gra në lindjen e foshnjave, transmeton Arbresh.info.
“Shtëpia e zonjës Sanije në Podujevë ishte adresë e mijëra grave gjatë viteve 1990-1999. Ajo ishte adresë shpëtimi e grave shtatëzëna edhe në kohë lufte duke asistuar në lindjen e mbi 180 foshnjeve në ambulantën e fshatit Koliq dhe nën qiellin e hapur të maleve të Gollakut. Me punën dhe përkushtimin e saj zonja Sanije u bë simbol i humanizmit dhe guximit në kohët më të vështira”, thuhet në postimin e Bulliqit në Facebook.
“Kontributi i jashtëzakonshëm i saj në shpëtimin e jetëve dhe ndihma ndaj grave në kushte të rënda të asaj kohe do të kujtohet e vlerësohet gjithmonë. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë komunitetit shëndetësor!”, tha Bulliqi./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...