Ka vdekur gazetari Sylejman Shaqiri.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Shaqiri gjatë karrierës së tij, ka mbajtur disa pozita të larta në Radio Televizionin e Kosovës dhe RTP-në e dikurshme.
Sylejman Shaqiri dha kontribut të pashoq në gazetari dhe media.
Karrierën e nisi në fillim të viteve 80-ta, në Radio Ferizaj, ku shërbeu si kryeredaktor dhe drejtor, për të vazhduar më pas në Radio Televizionin e Prishtinës si gazetar dhe redaktor përgjegjës.
Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së, kontributi i tij vazhdoi në Radio Kroacia dhe Radio Tirana.
Pas luftës mbajti pozitat më të larta, duke përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, ku ishte edhe redaktor lajmesh e udhëheqës i disa emisioneve.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të tij.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...